E Diel, 1 Nëntor 2026

Kredi me mashtrim, pranga nëndrejtorit të bankës dhe dy të tjerëve

Nëndrejtori i Bankës Kombëtare Tregtare në qytetin e Vlorës është vendosur në pranga, i dyshuar si përfitues i një kredie me anë të mashtrimit, vlera e së cilës është 700 milionë lekë. Bashkë me titullarin e bankës, Gentian Hoxhaj, 35 vjeç, janë arrestuar edhe dy persona të tjerë, Fatjon Hoxha, 23 vjeç dhe një i tretë, jo punonjës banke, të cilët dyshohen si bashkëpunëtorë në këtë vepër penale. Kredia prej 700 milionë lekësh është lëvruar ditën e djeshme dhe sapo janë xhiruar paratë, inspektorët e antikrimit financiar të policisë së Vlorës zbarkuan në bankë orëve të pasdites. Në krye të këtij operacioni ka qenë vetë drejtori i Policisë së Qarkut Vlorë, Ylli Metko. Ky i fundit konfirmoi arrestimin e personave dhe pohoi se akuzohen për pastrim parash të veprës penale neni 287 të Kodit Penal. Sipas informacionit të policisë, nëndrejtori nga banka ka kaluar para tek personi i dytë, i cili ka investuar në shoqërinë “Adrion”, pronë e Fatjon Hoxhës. Kjo shoqëri, e cila përbehet nga një kompleks, ku ka sallë konferencash, librari, bar-kafe etj., së fundi kishte fituar të drejtën të kryente rikonstruksionin e pallatit të sportit. Në atë kohë pati kontestime për këtë fakt, pasi kjo shoqëri nuk ishte korrekte në dokumentacion.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›