Topi ngushëllon familjen e Arqile Botit

Presidenti Topi i ka shprehur ngushëllimet familjes të mjekut popullor Arqile Boti i cili ndërroi jetë pas një sëmundjeje të gjatë e të pashërueshme.
"Më lejoni që në këtë ditë tepër të trishtueshme, në këtë humbje të madhe jo vetëm për ju, por për mbarë mjekësinë shqiptare, për mjekët, kolegët, pacientët dhe miqtë e panumërt, t'ju shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta e t'ju gjendem shpirtërisht pranë në këtë çast dhimbjeje të thellë për humbjen e njeriut tuaj të dashur, të shtrenjtë e të pazëvendësueshëm!" thekson presidenti Topi.
Sipas tij puna e palodhur dhjetëravjeçare e mjekut Boti dhe kontributi në fushën e mjekësisë alternative dhe atë moderne, humanizimi dhe arritjet e tij mjekësore e shkencore, do të mbeten të pashlyeshme.
"Duke ndarë me ju dhimbjen për humbjen e këtij njeriu me vlera të rralla njerëzore dhe qytetare, më lejoni t'ju shpreh dhe njëherë ngushëllimet e mia më të sinqerta!" - thuhet në mesazhin ngushëllues të Presidentit Topi.