Turku inspekton punimet te Mozaiku i Muzeut Kombëtar
Ministria e Kulturës Turizmit Rinisë dhe Sporteve përmes një inspektimi në mjediset para Muzeut Historik Kombëtar të Mozaikut ka vlerësuar ndihmën e sponsorëve mbështetës të restaurimit ndër ta dhe Radiotelevizionin "Ora News" për pasqyrimin e shkëlqyer dhe ndihmesën në nisjen e fazës së parë të studimit.
Zëvendës ministrja e Kulturës Suzana Turku dhe drejtues të drejtorisë rajonale të monumenteve u shprehën se pas konsultimit me specialistët e restaurimit dhe piktorët autorë si Vilson Kilica problematika qendron në degradimin e strukturave mbështetëse.
Ecuria e punës në mozaikun e fasadës së Muzeut Historik Kombëtar sipas drejtorisë rajonale të monumenteve është ende në fazën e diagnostifikimit nga rezulton se në qendër të mozaikut atje ku fillojnë figurat janë krijuar të çara dhe teserat kanë pësuar fraktura. Madje në disa pjesë të sipërfaqes është shpërbërë struktura mbajtëse dhe janë zbuluar zgavra metalike e hekurt.
Mozaiku i Muzeut Historik është krijuar në vitin 1981 dhe asnjëherë në afro 30 vjet nuk ka patur ndërhyrje të kësaj përmase ndërsa për dëmtimet zvendësministrja Turku u ka bërë thirrje komunitetit të biznesit të kontribojë për këtë simbol të kartolinës së Tiranës turistike.