E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tafaj: Procesi i vlerësimit po vijon normalisht

Ministri i arsimit Myqerem Tafaj ka kryer një inspektim në një nga qendrat e vlerësimit të testeve të provimit të letërsisë një nga dy provimet e detyrueshme të maturës shtetërore, pikërisht në shkollën "Sabaudin Gabrani" në Tiranë. Sipas Myqerem Tafajt procesi i vlerësimit po shkon normalisht. Ndërkohë testet e maturantëve po kontrollohen nga tre grupe të veçanta vlerësuesish, për të evituar ankesat e nxënësve.

Ndërkohë grupi i ekspertëve dhe mësuesve për të hartuar tezën e provimit të dytë të maturës shtetërore atë të matematikës është ngujuar paraditen e sotme. Mësuesit do të qëndrojnë pranë agjensisë së vlerësimit të arritjeve për një javë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›