E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi nxjerr dekretin e zgjedhjeve - nuk e komenton heshtjen e tij te turpshme per 28 qershorin

Presidenti i Republikës, Bamir Topi dekretoi sot thirrjen e mbledhjes së parë të legjislaturës së XVIII të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, ditën e hënë, datë 7 shtator 2009, ora 18.00; njoftoi zyra e shtypit pranë Presidentit. Zgjedhjet për Kuvendin e ri u zhvilluan në 28 Qershor, 2009, ku Aleanca për Ndryshim, drejtuar nga PD fitoi 70 deputetë, Bashkimi për Ndryshim, i drejtuar nga PS fitoi 66 deputetë dhe Aleanca e Lëvizjes Socialiste për Integrim fitoi 4 deputetë. Pas zgjedhjeve, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë rënë dakort për të bashkëqeverisur vendin në 4 vitet e ardhshme.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›