E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lamtumirë Kenedi!

Vdekja e senatorit Eduard Kenedy, senatorit demokrat nga Masaçusti ka ngjallur reagime dhe debate të shumta në qarqet politike dhe mediatike në SHBA
 
Senatori amerikan Ted Kennedy u varros dje pranë dy vëllezërve të tij të vrarë John dhe Robert në varrezën kombëtare të Arlingtonit, pas një ceremonie mortore ku mijëra persona në rrugët e Uashingtonit i dhanë atij lamtumirën e fundit. Rreth orës 20:15, ndërkohë kur në Arlington kishte rënë nata, arkivoli i senatorit të vdekur të martën nga një kancer në tru në moshën 77-vjeçare, u vendos pranë varrit të presidentit John Kennedy, tek i cili është vendosur një pishtar me flakë të pashuar.
Vetëm familja dhe të afërmit e Ted Kennedy-t morën pjesë në ceremoninë e transmetuar drejtpërdrejt në televizionet e vendit.Arkivoli me trupin e senatorit i mbuluar me flamurin amerikan u përshëndet nga qindra persona sapo mbërriti në varrezë, siç ndodhi në trajektoren që ndan Arlingtonin nga Capitoli, selia e Senatit, ku u zhvillua një ceremoni e shkurtër lamtumire për patriarkun e fundit të klanit Kennedy.
Vdekja e senatorit Eduard Kenedy, senatorit demokrat nga Masaçusti ka ngjallur reagime të shumta në qarqet politike dhe mediatike në SHBA. Ai konsiderohej “Luani” i liberalëve amerikanë dhe përkrahja e tij ndaj Barak Obamës brenda partisë demokrate, pati ndikim të jashtëzakonshëm në zgjedhjet e fundit presidenciale në vitin 2008. Senatori Kenedi ishte patriarku i familjes më të famshme politike amerikane, ishte njëkohësisht njëri ndër anëtarët më me ndikim të Senatit amerikan. Në muajt e tij të fundit, Kenedi punoi pa shumë bujë për vënien në jetë të përparësisë kryesore legjislative të Presidentit, reformën e kujdesit shëndetësor, të cilën ai e quante kauzën e jetës së tij. Fillimisht, ai e përdori ndikimin e tij të fuqishëm për të mbështetur kandidatin për president Barak Obama në janar 2008 kur Senatori Obama ishte në betejë me senatoren Hillari Klinton për emërimin e Partisë Demokrate. "E di mirë se çfarë mund të arrijë Amerika sepse e kam parë dhe jetuar vetë. Dhe, me Barak Obamën, ne mund ta bëjmë përsëri." Obama është krahasuar me vëllanë e Ted Kenedit, Presidentin Xhon Kenedi, i cili u vra në vitin 1963. Tragjedia nuk iu nda ambicjeve politike të familjes Kenedi. Në vitin 1968, u vra vëllai i tij Robert Kenedi, gjatë kohës që ishte në garë për president. Presidenti Barak Obama ashtu si gjithë vendi po kujton Ted Kenedin, duke e cilësuar atë si një prej senatorëve më të mëdhenj të kohës sonë. Ai tha se zoti Kenedi ishte mbrojtësi i një ëndrre."Jeta e tij e jashtëzakonshme në planetin tonë ka marrë fund, të mirat e jashtëzakonshme që ai bëri, jetojnë akoma". Presidenti amerikan tha se Amerika mund të mos shikojë më një Ted Kenedi tjetër: një ligjvënës veteran, që la gjurmë të pashlyeshme në të gjitha aspektet e jetës në Shtetet e Bashkuara nga kujdesi shëndetësor tek të drejtat civile e arsimi. Javëve të fundit Kenedy edhe pse ishte i sëmurë por mbështeti project propozimin e Barak Obamës për sigurinë shëndetësore. Përkrahësit e këtij propozimi kishin llogaritur shumë në mbështetjen e këtij plani në senat nga sen. Kenedy. Po ashtu bëhet e ditur se për demokratët vdekja e Kenedy mund të krijojë edhe një rrezik për humbjen e shumicës në senatin amerikan. Deri më tani demokratët duke llogaritur edhe dy senator të pavarur që anonin ka partia demokrate kontrollonin shumicën prej 60 ulësve. Por senatori që do të zëvendësojë Eduard Kenedy ka mundësi të ndryshojë këtë strukturë të demokratëve. Përkundër shteteve tjera në SHBA, në Masaçust senatori zgjidhet me votat e qytetarëve. Sipas kushtetutës së këtij shteti, zgjedhjet duhet të organizohen 145 deri në 160 pas vdekjes së senatorit të mëparshëm. Duhet theksuar që që nga tani ka filluar rivaliteti për ta zëvendësuar Eduard Kenedy. Ka gjysmë shekulli që familja Kenedy ka mbajtur postin e senatorit të Masaçustit. Por gjithashtu nuk do të jetë lehtë që këtë postë ta fitojë ndonjë kandidat radikal, duke patur parasysh se për gjysmë shekulli banorët e këtij shteti kanë votuar për një kandidat liberal.
Ështe një trashëgimi aspak e lehtë, të cilën Ted Kenedi dhe Demokratët e pranuan përpara 40 vjetësh/Në librin më të fundit biografik "Kennedy Family", thuhet mes të tjerave se: "Pas vdekjes se Robertit ne vitin 1968, Tedi mbetej Kenedi me rangun më të lartë. Gjithnjë ai kishte pasur shumë miq mes radhëve të demokrateve dhe republikanëve, më shumë nga gjithë kolegët e tjerë, por i mungoi ajo që bëri të shkëlqenin dy vëllezërit e tjerë. U plak në një familje që është kthyer në simbol të rinisë". Për shumë vite Kenedeve, gjërat nuk u shkuan mirë. Vëllezërit e Tedit u kishin dhënë amerikanëve shpresën se qenë në gjëndje të ndryshonin boten, por vrasjet e dy Kenedëve dhe ajo e Martin Luter Kingut, e zhytën kombin në dyshime dhe në një betejë të gjatë me vetveten. Nuk kishte më vend për njerëz me përmasa si Kenedët. Por, duhet verejtur se shumë syresh gjenden në poste politik, megjithese shpesh nuk kanë pasur sukses. Metju Maksuell Kenedi dhe Mark Shriver kandiduan për postin e senatorit në Kongres, por rezultuan po aq të pasuksesshëm sa edhe Kristofer Kenedi, i cili garoi për postin e guvernatorit të Ilinoisit.. disa ia dolën të hynin në politikë, përfshi edhe Ketlin Kenedi Taunsend, e cila arriti te zgjidhej guvernatore e Merilerndit, apo Xhozef Patrik Kenedi II, i cili edhe sot përfaqeson Masaçusetsin në Dhomen e Perfaqesuesve. Por kanë dështuar në të gjitha përpjekjet për t‘u bërë pjesë e rangjeve më të larta politike. Emri i madh i Kenedëve, duket se u është kthyer në barrë të rëndë. Duhet pranuar me keqardhje që zor se ndonjë prej Kenedeve ka pasur jetë normale. Ndër 16 trashëgimtarët meshkuj të mbetur pas vdekjes se Xhon dhe Robert Kenedit, të paktën shtatë prej tyre kanë pasur probleme të rënda alkooli e droge, dy janë akuzuar për përdhunime dhe tre kanë pësuar vdekje tragjike, pjesërisht të shkaktuara nga krizat personale. Por tani Bob Shriver - djali i madh i motrës se Xhonit e Robertit - është një prej Kenedëve më të suksesshëm të brezit të tij, është ndër të paktët nipër e mbesa që i ka fituar vete milionat e dollarëve, në aktivitetin prej investuesi në bursë, në bashkëpunim të ngushtë me Xheims Uolfenson, i cili me kalimin e kohës do të bëhej numri një i Bankës Botërore, presidenti i saj. Nga zyra ne Santa Monika, Bob Shriver grumbullon donacione për Afrikën nga disa prej kompanive më të famshme në botë  ("Armani", "Converse", "Gap" "American Express"). Që nga viti 2006, kompania që kryeson personalisht ka arritur të grumbullojë fonde prej 100 milionë dollarësh. Kenedët e kanë nuhatur mundësine për ringritje. Bobi dhe trashegimtarët e tjerë të familjes, një dinasti e madhe dhe me shumë besim te vetja, kanë uri për rangje të larta politike. Vdekja e senatorit amerikan Eduard Kenedi ka filluar të ngjallë që tani spekulime se kush do të zërë vendin e tij në senat. Në Masaçusets do të duhet të zhvillohen zgjedhje të posaçme për pasuesin e tij. Shumica e shteteve lejojnë që guvernatori të emërojë një zëvendësues të përkohshëm në rast se lirohet një vend në senatin amerikan. Por kjo nuk ndodh në shtetin Masaçusets ku ligji kërkon që zgjedhje të posaçme të zhvillohen pas 145 ditëve, por jo më vonë se pas 160 ditëve pas hapjes së postit. Ligji e ndalon të emëruarin e përkohshëm. Shumë të rinj nga familja Kenedi janë të përfshirë në shoqërinë civile, por asnjë nga ata nuk ka arritur nivellin e Ted Kenedit. Djali i tij, 42-vjeçari Patrik, është përfaqësues në kongres i shtetit fqinjë Rhode Island, dhe është i vetmi nga familja Kenedi që mban ende një post publik. Ai do të duhej të shkonte në Masaçusets nëse do të kandidonte për postin e të atit. Një nga nipat e Ted Kenedit, ish përfaqësuesi i kongresit Xhozef Kenedi, është përmendur si një nga pasuesit e mundshëm. Kandidatë të tjerë të mundshëm janë guvernatori i shtetit, prokurori i përgjithshëm dhe disa përfaqësues të tjerë të shtetit Masaçusets në kongres. Ka po ashtu disa kandidatë republikanë në kongres. Masaçusets dominohet nga demokratët thuajse më shumë se çdo shtet tjetër amerikan. Një emër tjetër që përmendet shpesh është edhe Karolina, bija e vetme e Xhon Kenedit.Ndërkohë që tani Karolina u bë pjesë e skuadrës së krijuar për përzgjedhjen e kandidatit për postin e zëvendëspresidentit të SHBA , Joe Biden. Është fëmija e vetme në jetë e Xhon Kenedit, ajo që mbahet shumë mirë mend nga amerikanët gjate çasteve të funeralit të të atit. Për Barak Obamën, Karolina është lidhja "me një epokë politike me të kristaltë, me të ndritshme", shkruan një analist i njohur amerikan. Ka shumë zëra mbi mundësitë e tyre në të ardhmen, përfshi edhe Maria Shriver, vajza e Junises, motrës së madhe të Xhonit, njëherësh bashkëshorte e Arnold Zhvarcenegerit, e cila mendohet se do marrë postin e Ted Kenedit në Senat.
 

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›