Spahiu:Garantimi i drejtësisë, kusht për integrimin

Garantimi i drejtësisë është kusht për integrimin e shtetit në vlerat e demokracisë së vërtetë. Deklarata është bërë nga nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë gjatë inagurimit të zyrës së informimit në Gjykatën e Apelit në Gjirokastër, ku të pranishëm ishin edhe ambasadori i SHBA-së,John Withers, drejtues të USAID dhe përfaqësues së OSBE-së. Nënkryetari i KLD-së,Kreshnik Spahiu,theksoi edhe një herë se duhet të garantohet pavarësia e gjyqasorit. "Suksesi i drejtësisë garantohet nga pavarësia e gjyqësorit si parim kushtetues si dhe transparenca ndaj shërbimit të publikut", u shpreh Spahiu. Sipas Spahiut suksesi i dhënies së drejtësisë nga sistemi gjyqësor qëndron të vendimmarrja e pavarur nga të tretët dhe pushtetet e tjera. Kreshnik Spahiu vlerësoi se inagurimi i zyrës së informacionit në Gjykatën e Apelit në Gjirokastër lançon një arritje, e cila do t'i lisothet si tregues pozitiv analizës së vitit 2009 të kësaj gjykate.