E Shtunë, 31 Tetor 2026

'Venecia' dhe ODIHR: Komisioni Parlamentar të nisë punën për reformën

TIRANË- Delegacioni i përbashkët i Komisionit të Venecias dhe OSBE/ODIHR në një konferencë shtypi raportuan rekomandimet tyre pas takimeve që ata kryen me aktorët kryesorë të politikës shqiptare. Autoritetet ndërkombëtare, duke përsëritur nëvojën e kryerjes të reformës zgjedhore i bënë apel politikës shqiptare që Komisioni Parlamentar të nisë sa më parë punën për reformën zgjedhore, e cila sipas rekomandimeve te tyre duhet  të nisë nga ndryshimet në kod.

Sekretari i Komisionit të Venecias Thomas Market nënvizoi se ndërkombëtarët do të ofrojnë kontributin e tyre nëpërmjet rekomandimeve, por theksoi se ata nuk punojnë me partitë,por me trupat zyrtare.

“Jemi këto të kontribuojmë për reformën zgjedhore të Shqipërisë. Nuk duhet të shohim pas, por para. Do të nxjerrim një opinion në mes të dhjetorit, por disa përfundime janë gati tani. E para është nisja e punës dhe ngritja e një Komisioni Parlamentar për reformën zgjedhore. Jemi optimist që do funksionojë shpejt dhe më duhet të nënvizoj se puna duhet të nisë shpejt sepse keni një numër të madh rekomandimesh. Cështjet janë të qarta, tani duhet që Parlamenti të fillojë të punojë mbi opinionet. Me 16-17 do kemi një opinion më të qartë për të adresuar cështjet e OSBE/ODIHR. Jemi gati të punojmë me Komisionin Parlamentar. Në nuk punojmë me partitë politike, por me trupat zyrtare. Ne jemi për të ofruar këshilla dhe ekpertizën e duhur”,- theksoi Market.

Përfaqësuesi i OSBE/ODIHR theksoi se vizita e përbashkët tregon gatishmërinë e tyre për të ndihmuar Komsionin Parlamentar në zbatimin e reformave.
“Kemi qenë në Shqipëri edhe muajin e kaluar. Kjo vizitë e përbashkët me Komisionin e venecias treogon që OSBE/ODIHR është i gatshëm për të ndihmuar Komisionin Parlamentar për të zbatuar rekomandimet për reformën zgjedhore”,- theksoi përfaqësuesi i OSBE/ODIHR.

Duke ju përgjigjur interesit të gazetarëve sekretari i Komisionit të Venecias, Thomas Market sqaroi se nuk ka ndonjë dallim të madh midis rekomandimeve të delegacionit të përbashkët të Komisionit të Venecias e OSBE/ODIHR, dhe opinionit të përbashkët  që do dalë në dhjetor për përmirësimet që mund ti bëhen legjislacionit elektoral dhe praktikave zgjedhore në Shqipëri. Maket theksoi se nëse rekomandimet e delegacionit zbatohen atëherë politika shqiptare do bëjë progres sa i përket reformës zgjedhore.

“Nuk ka ndonje dallim mes opinionit dhe rekomandimeve, ai do përmbajë rekomandime dhe unë nuk e di mirë cilat janë këto pyetje. Por, besoj disa cështje që janë diskutuar do të reflektohen në opinion sidomos cështjet pas zgjedhjeve lokale dhe Parlamentare. Reforma shkon larg, rekomandimet e OSBE/ODIHR kanë adresuar cështjet që duhen adresuar dhe nëse i zbatoni atëherë do bëni progres, ndaj mendoj se detyra kryesore është ti qartësojmë këto rekomandime dhe të gjejmë mënyrat e duhura për ti zbatuar ato”,- nënvizoi Market.

Komisioni i Venecias mbërriti dje në Tiranë për të rekomanduar forcat politike për rindërtimin e legjislacionit të ri zgjedhor. Sekretari i Komisionit të Venecias, Thomas Markert i shoqëruar nga një ekip nga delegacioni i OSBE-së dhe ODIHR-i zhvilloi dje takime të nivelit të lartë me krerët e forcave politike dhe institucioneve shtetërore, kryeministrin Sali Berisha, kreun e PS-së Edi Rama, kryeparlamentaren Jozefina Topalli dhe ministrin e Jashtëm, Edmond Haxhinasto.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›