E Diel, 1 Nëntor 2026

Lezhë, e përplas makina teksa shkonte në shkollë, plagoset rëndë 8-vjecari

LEZHË- Aksidentohet duke shkuar në shkollë, plagoset rëndë një 8-vjecar në fshatin Balldre të Lezhës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 7:45 të mëngjesit të sotëm, pak para nisjes së mësimit, kur një furgon me targë Tirane 47 04 j ka përplasur të miturin në urën mbi lumin Drin që lidh rrugët dytësore Mërqin dhe Rraboshtë.

Menjëherë pas përplasjes drejtuesi i mjetit ka ndaluar dhe e ka transportuar vetë 8-vjecarin me iniciale E.M në spitalin rajonal të Lezhës, por për shkak të plagëve të mëdha në kokë i mituri u dërgua në Spitalin Ushtarak për mjekim më të specializuar.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›