E Shtunë, 31 Tetor 2026

Del më 29 dhjetor në treg kartëmonedha e re 2000 lekëshe

23/12/2008  Banka e Shqipërisë

Kartëmonedha e re 2 000 lekë do të hidhet në qarkullim në datën 29 dhjetor të këtij viti. Banka e Shqipërisë bëri të ditur se hedhja në qarkullimin e kësaj kartëmonedhe do të përmirësojë strukturën aktuale të serisë së kartëmonedhave që janë në qarkullim. Ajo plotëson boshllëkun aktual midis prerjes 1 000 lekë dhe asaj 5 000 lekë. Sipas burimeve zyrtare të BSH-së, kartëmonedha përputh strukturën aktuale të kartëmonedhave në Shqipëri me strukturën e Eurozonës. Burimet zyrtare thanë se në 2009-n do të fillojë zbatimi i projektit për rikonstruksionin dhe ndërtimin e godinës ekzistuese dhe asaj të re të Bankës së Shqipërisë. E gjithë arkitektura e saj është në harmoni me pjesën tradicionale të qytetit të Beratit. Po dje janë shpallur fituesit e konkursit “Çmimi i Guvernatorit për Diplomën më të Mirë”, për vitin 2008.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›