Nisin efektet e krizës, ulen eksportet, deficiti rritet 25%
23/12/2008 INSTAT: Deficiti i tetorit 32,978 milionë lekë
Nisin të ndihen efektet e krizës globale në tregtinë e jashtme. Ekspertët e INSTAT-it raportojnë për një ulje të eksportit të mallrave shqiptare në muajin tetor në krahasim me një muaj më parë, edhe pse kjo shifër është më e lartë se tetori i vitit të kaluar. Kështu, në tetor të 2008-s u eksportuan 9,574 milionë lekë mallra, me ulje 10.6 për qind në krahasim me shtatorin. Ndërsa rritja me të njëjtën periudhë të një viti më parë është 16.4 për qind më shumë. “U importuan 42,552 milionë lekë mallra me rritje 14.7 për qind në krahasim me shtatorin 2008 dhe rritje 25.8 për qind në krahasim me tetorin 2007. Deficiti tregtar i këtij muaji është 32,978 milionë lekë, duke shënuar një rritje prej 25 për qind krahasuar me muajin paraardhës dhe një rritje prej 28.8 përqindësh krahasuar me tetorin e 2007-s”, theksuan ekspertët e INSTAT-it.