E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisioni hetimor mberrin ne garde. Gumi Do zbardhim te verteten e pucit

Komisioni hetimor i ngritur nga mazhoranca qeverisese ka marre kontakte me punonjesit te gardes se Republikes ne mbledhje te  informacioneve per 21 janarin. Deputetet demokrate ishin ne mesdite ne ambjentet e gardes se Republikes, ku ne prani edhe te medias jane informuar per ligjet mbi te cilat funksionon garda  e republikes, per mbrojtjen e personaliteteve shteterore dhe rezidencave te institucioneve shteterore.

Deputetet demokrate kane shprehur mbeshtetjen per garden e republikes, duke u shprehur se do t’i shkojne deri ne fund hetimit per nxjerrjen e pergjegjësive te te gjithe veprimtarise se institucioneve shqiptare per ngjarjen e 21 janarit.

”Vizita e një pjese të delegacionit të komisionit hetimor ka të bëjë me një vendim të rëndësishëm që ka marrë kuvendi I Shqipërisë për hetimin parlamentar të veprimeve kriminale të dhunshme të ndodhura gjatë datës 21 janar 2011 me qëllim përmbysjen e rendit kushtetues, fatmirësisht të mbetur në tentativë. Do të bëjmë të mundur hetimin parlamentar në këtë fushë, nxjerrjen e përgjegjësisë institucionale të aktorëve të ndryshëm që ndodhen në këtë grusht shteti dhe gjithashtu të sigurojmë se parlamenti i Shqipërisë është në mbështetje të çdo veprimi ligjor që kryen garda e republikës së Shqipërisë” tha deputeti democrat Viktor Gumi. 

Patjetër që na motivon për të qënë sa më të saktë në përmbushjen e ligjit dhe detyrave. Ju sigurojmë që garda do të punojë në përkushtim me motivim për të përmbushur misionin e saj të përcaktuar me ligj. Siguroj mediat që i gjithë materiali do t’u aklojë menjëherë në dispozicion: tha colonel Ndrea Prendi.

Ne fund te ketij takimi, anetaret e komisionit hetimor dekluan se do te vijohet ne ditet e ardhshme me  marrjen e informacioneve nga drejtues te tjere te institucioneve ne vend, duke vijuar te djelen me policine e shtetit.
Azhornuar së fundi ( e shtunë , 29 janar 2011 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›