E Shtunë, 31 Tetor 2026

20 minatorë të Bulqizës hyjnë në grevë urie

20 minatorë të Bulqizës kanë vendosur të hyjnë në grevë urie. Për momentin ata po rrinë në ambientet e minierës, që është 1400 metra nën nivelin e detit. Këta minatorë do të përfaqësojnë pjesën tjetër të minatorëve, të cilët prej disa ditësh vijojnë protestat e tyre për plotësimin e kërkesave.

Minatorët, të cilët kanë vendosur të bëhen pjesë e grevës janë përzgjedhur në bazë të disa kushteve, ku më kryesorja është gjendja e mirë shëndetësore dhe mosha.

Më herët, sot minatorët e Bulqizës kanë zhvilluar një protestë pranë derës së zyrave të “ACR”, ku nuk kanë lejuar punonjësit të hynin në brendësi të ambjenteve. Protesta e minatorëve në Bulqizë, u transferuar për disa ditë në Tiranë.

Minatorët qëndruan për përpara kryeministrisë, duke kaluar natën jashtë dhe kjo solli reagimin e përfaqësuesve të kompanisë e cila menaxhon këtë minierë.

Kërkesat e punëtorëve të nëntokës mbeten të njëjtat, që nga dita e parë; rritja e pagës 20%, përmirësimin e kushteve të punës si dhe uljen e moshës së pensionit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›