E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet polici në Qafë Botë për kontrabandë cigaresh

Ata akuzohen për kontrabandë cigaresh.  Lorenc Çibuku, 35 vjeç, u arrestua në qytetin e Igumenicës (Greqi), duke tregtuar cigare kontrabandë, që i kishte blerë Duty Free Shop në anën shqiptare.

Policia tha se u arrestuan edhe tre shtetas grekë, u bllokua një automjet, si dhe 2500 paketa cigaresh te pashoqëruara me kupon blerjeje.

“Nga hetimet paraprake rezulton se polici i shërbimit kufitar udhëtonte me leje drejtimi të rreme. Pozita e tij është rënduar edhe më tepër, kur në makinë është gjetur edhe një pistoletë”, tha një drejtues i lartë i policisë lokale, duke cituar policinë greke.

Tre grekët e arrestuar mësohet se u dërguan në prokurori, ndërsa polici shqiptar pritet të depërtohet. /Start/

                                                                                             2011-12-02 14:04
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›