Partizanet, 19 dite lufte per clirimin e Tiranes
Veteranet e mbajne mend mire diten e pare te mobilizimit te tiranasve, per te cliruar njehere e mire kryeqytetin. "Ishte data 29 tetor 1944 kur forcat e divizionit te pare, nen komanden e Mehmet Shehut, dhe Tuk Jakoves u mobilizuan se bashku me forcat e tjera te korparmates se pare, drejtuar nga Dali Ndreu dhe Hysni Kapo", kujtojne ata. Sipas veteraneve, ne bashkepunim me njesitet guerile dhe ne mbeshtetje nga populli Tiranes, Gogo Nushi filloi sulmin kunder armiqve. "Forcat pushtuese ne Tirane perbeheshin nga 3500 ushtare dhe oficere gjermane", rrefejne veteranet.. Ne fazen e pare te sulmit, disa brigada sulmuese godisnin forcat armike qe leviznin ne rrugen Vore-Shkoder. Ndersa brigada te tjera pengonin hyrjen e kolonave armike qe i drejtoheshin Tiranes", kujtojne ish-partizanet. Qe diten e pare te sulmit, brigada e pare arriti te merrte kazermat e xhenios, spitalin civil dhe me vone arriten te dilnin te Pazari i Ri dhe Ura e Lanes. Bilanci ishte tragjik. Qindra partizane humben jeten ne menyre heroike, ndersa gjermanet pesuan humbje akoma me te medha ne njerez, te cilet u vrane gjate luftes.