Mitrovica aktivitete te shumta per festen e flamurit
Komuna e Mitrovices ka organizuar nje sere aktivitetesh per festen e Flamurit Kombetar, 28 Nentorin. Jane zhvilluar nje varg aktivitetesh kulturore, koncerte, si edhe nje ekspozite me fotografi, kurse ne mbremje eshte mbajtur nje program i vecante ku kane marre pjese drejtuesit e komunes, perfaqesues te spektrit politik, TMK-se, Policise se Kosoves etj. Kryetari i Komunes, Bajram Rexhepi, mbajti nje fjalim te rastit, duke thene se ky eshte nje moment i vecante dhe nje ndjenje madheshtie, meqe kete vit shenohet 28 Nentori per here te pare ne Kosoven e Pavarur, per te cilen u deshen shume sakrifica, shume vuajtje dhe shume pune. "Festa e Flamurit Kombetar ka qene dhe do te jete nje feste frymezimi e krenarie per te gjithe shqiptaret kudo qe jetojne. Ne te njejten kohe kjo ka qene dhe do te mbetet edhe nje cast perkujtimi e nderimi per te gjithe ata qe nder shekuj vepruan per lirine dhe pavaresine tone", tha ai. Kryetari Rexhepi tha se Mitrovica dhe mitrovicasit jane krenare meqe nje prej djemve te shquar te ketij trualli perfaqesoi Kosoven ne ngritjen e Flamurit Kombetar ne 1912. "Ndjehemi te nderuar me heroin kombetar Isa Boletini dhe me te gjithe deshmoret e kombit", u shpreh kryetari i komunes se Mitrovices. Duke ua uruar festat e Nentorit, ai shprehu zotimin per vazhdimin e punes ne te mire te Kosoves se pavarur. Pos ketyre aktiviteteve nje delegacion komunal i prire nga kryetari Rexhepi, nenkryetari Ismajl Smakiqi, se bashku me drejtuesit e Zones IV Mbrojtese kane bere homazhe tek "Varrezat e Deshmoreve" ne Prekaz, pastaj tek "Varrezat e Deshmoreve" ne Shipol.