Festa bashkon kreret e shtetit
Kreret e larte te shtetit u bashkuan dje ne 96 vjetorin e Pavaresise se Shqiperise. Pas ftohjes se marredhenieve mes Presidentit Bamir Topit dhe kryeministrit Berisha e kryetares se Kuvendit Jozefina Topalli, per anetaret e Gjykates se Larte e sistemit te drejtesise, tre kreret me te larte te shtetit, u bashkuan ne ceremonialin zyrtar, te organizuar me rastin e Dites se Pavaresise. Festime, ne te cilat nuk mori pjese asnje nga perfaqesuesit e opozites. Te paret qe mberriten ne monumentin "Nena Shqiperi" ishin kryeministri dhe ministri i Mbrojtjes Gazmend Oketa, me pas kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli dhe ne fund, Presidenti Bamir Topi. "Ështe nje dite e shenuar Festa jone Kombetare. Shqiperia eshte sot ne kete dite te shenuar ne saje te punes se disa gjeneratave, por ne radhe te pare te atyre qe arriten ta bejne Shqiperine te pavarur. Ka dy situata shume te ndryshme, ne ate kohe Shqiperia luftonte per te mos u integruar, ndersa sot Shqiperia eshte ne integrim", u shpreh Presidenti Topi, duke uruar te gjithe shqiptaret per festen e tyre, kudo ku jetojne, pa perjashtuar aspak Kosoven. Kreu i shtetit nderoi kujtimin dhe vepren e martireve te kombit dhe gjithe patrioteve shqiptare, si dhe vendosi nje kurore dhe u perul me nderim para memorialit "Nene Shqiperi". Ndersa Kryeministri Sali Berisha e cilesoi Diten e Pavaresise, si diten e mirenjohjes se pakufishme dhe te peruljes me nderimin me te thelle, ndaj atyre qe vendosen jeten e tyre ne themelet e lirise dhe pavaresise qe ne gezojme. Ai vendosi nje kurore lule dhe beri homazhe prane memorialit "Nene Shqiperi", ne Varrezat e Deshmoreve. "Ne e festojme kete dite te pavaresise edhe te clirimit me mire se kurre, ne tere ekzistencen tone, sepse ne festojme kete dite me Kosoven e pavarur dhe ne prag te zhvillimeve te medha historike, anetaresimin e Shqiperise ne NATO", u shpreh Berisha, duke theksuar se festojme sot me te lire se kurre, ne te gjithe historine tone. Kryeministri Berisha e cilesoi 28 Nentorin si diten e krenarise se madhe kombetare, duke theksuar se "pa kete dite kombi dhe qytetaret e tij nuk do te mund te ngrinin koken lart. Sot kombi shqiptar, i ka te gjitha shanset dhe mundesite qe te ndertoje te ardhmen qe meriton". Edhe kryetarja e Kuvendit, Topalli nderoi kujtimin e patrioteve dhe deshmoreve te kombit, duke vendosur nje kurore me lule ne monumentin "Nene Shqiperi". Gjate ceremonise, kryetarja e Kuvendit u takua me familjare dhe te aferm te deshmoreve te atdheut, te pranishem ne ceremonine e organizuar me kete rast. Ajo se bashku me kreret me te larte te shtetit beri homazhe ne Varrezat e Deshmoreve. Rozeta Rapushi
Himni
Ministri i Mbrojtjes, Oketa ishte i vetmi qe gjate ceremonialit zyrtar per Diten e Pavaresise tek memoriali i "Nene Shqiperi", mbajti doren ne zemer, gjate ekzekutimit te himnit kombetar. Topi, Topalli e Berisha, qendruan "drejt".
Himni
Ministri i Mbrojtjes, Oketa ishte i vetmi qe gjate ceremonialit zyrtar per Diten e Pavaresise tek memoriali i "Nene Shqiperi", mbajti doren ne zemer, gjate ekzekutimit te himnit kombetar. Topi, Topalli e Berisha, qendruan "drejt".