Arif Malja: Shqiperia u clirua me 29 nentor
Ështe 85 vjec dhe e mban mend mire luften qe eshte bere per te cliruar Shqiperine. Arif Malja, tregon se ne kohen kur luftohej, ai ka qene korrier i cetave partizane. Tregon se ka pasur shume frike se mos vritej, per shkak se ishte situate lufte, madje mban mend se njerin prej shokeve ia vrane, pikerisht kur po kryenin misionin e tyre si korriere. Nga ana tjeter, i ka qelluar te takoje edhe ish-diktatorin Enver Hoxha, madje edhe partizane te tjere qe me vone ishin drejtues te shtetit shqiptar.
Lufta
Arif Malja nga Dibra rrefen se ka qene protagonist ne luften per clirimin e Shqiperise. Ndoshta nuk ka qene ne balle te luftes, por ama bente punen e korrierit, duke derguar porosi nga njeri qytet i Shqiperise ne tjetrin, ne menyre qe te arrihej qellimi kryesor i partizaneve. "Kam qendruar dy jave me Haxhi Lleshin, teksa diskutonim se c'mund te benim per te cliruar vendin", tregon Arifi. Ai tregon se teksa kryente nje nga misionet per te cilat ishte ngarkuar bashke me nje shokun e tij, ky i fundit u vra nga gjermanet. "Sigurisht qe kisha frike, se cdo njeri e do jeten e tij, por nuk kishte kthim mbrapa", thote 85-vjecari, i cili fatmiresisht pati mundesine te jete ne nje Shqiperi te cliruar nga pushtuesit. Sa i perket dates se clirimit, ai eshte i bindur se nje gje e tille ka ndodhur me 29 nentor te vitit 1944. "Ka qene dita kur u vra gjermani i fundit ne Shkoder", rrefen ai. Sipas Arifit, te gjitha pretendimet e tjera, per clirim te vendin tone me 28 nentor, nuk qendrojne. Keshtu mendojne edhe shoket e tij, te cilet diskutojne pikerisht per kete gje, ne lulishten prane "Ushtarit te panjohur".
Tirana
Ka qene nje nga qytetet qe jane cliruar te parat. Arifi rrefen se fluksi i pushtuesve nuk qendronte ne kryeqytet, por ne rrethe te tjera, ku kishte mundesi per t'u fshehur, e sidomos ne veri. Etapa e fundit e luftes per clirimin e Shqiperise filloi ne shtator te vitit 1944. Forcat gjermane dhe bashkepunetoret e tyre arriten qe te mbajne vetem nje numer te vogel te qyteteve dhe disa vise te izoluara. Ne periudhen shtator-tetor u cliruan te gjitha qytetet me te medha ne Shqiperine Jugore si Berati, Korca, Gjirokastra, ndersa vazhdimisht sulmohej Tirana. Gjate ketyre sukseseve ushtarake, me 20 tetor 1944 ne Beratin e cliruar u mbajt edhe Kongresi i Dyte i Keshillit Antifashist Nacionalclirimtar ku u zgjodh edhe Qeveria e Pare Demokratike e Shqiperise ne krye me gjeneral-kolonel Enver Hoxhen. Ne mbledhje, njezeri u miratua "Deklarata mbi te drejtat e qytetareve". Lufta Nacionalclirimtare ne Shqiperi eshte njera nga ngjarjet me te rendesishme te historise se popullit shqiptar. Ajo ishte lufte clirimtare me karakter kombetar, demokratik dhe popullor, e cila i ktheu Shqiperise pavaresine kombetare dhe e vendosi ne radhen e koalicionit te madh antifashist.
Pas luftes, komunistet eliminim kundershtareve
Pas marrjes se pushtetit ne duart e veta, udheheqesit komuniste me ne krye Enver Hoxhen, menjehere filluan aksion per eliminimin e kundershtareve te vete politike dhe ideologjike. Udheheqesit rivale dhe anetaret e qeverive te meparshme te cilet mundnin ne cfaredo qofte menyre, ta rrezikojne pozicionin e komunisteve u denuan si kriminele te luftes ne procese te montuara gjyqesore. Megjithate ende sot mungesa e fakteve te sakta historike, ka bere qe shqiptaret te mos jene ende te qarte ne vleresimin e tyre per luften e bere per clirimin e vendit. Madje ende sot vazhdojne qendrimet e kunderta per daten e clirimit te vendit nga pushtuesit nazifashiste.