E Shtunë, 31 Tetor 2026

Poetët shqiptarë e kosovarë mblidhen në Teatrin Kombëtar



Ne kuader te organizmit te veprimtarive kulturore dhe artistike përgjatë muajit të shpallur si “Muaji i Kulturës Shqipëri-Kosovë”, Ministria e Turizmit, Kulturës Rinisë dhe Sporteve në bashkëpunim me Teatrin Kombëtar në Tiranë organizojnë ditën e sotme një mbrëmje të veçantë poetike. Të pranishëm do të jenë poetë bashkëkohorë shqiptarë e kosovarë si dhe shkrimtarë, përkthyes, studiues, e intelektualë të njohur. Qëllimi i organizimit të këtij aktiviteti është një i vetëm: “promovimi i vlerave më përfaqësuese të poezisë shqipe, si dukuri e emancipimit shpirtëror në koheroncë me stadet e zhvillimit shoqëror në kohë dhe hapësirat e ndryshme shqipfolëse.” Interpretimi në salla të mbyllura i poezive të përzgjedhura, ndikon në njohjen nga afër me tiparet dhe prirjet që shfaqen në poezinë bashkëkohore shqiptare. Gërshetimi i kreativiteteve në trevat shqipfolëse do të mundësojnë për publikun në ndërtimin e profilit poetik për autoret dhe periudhat e ndryshme nëpër të cilat ka vijuar procesi evolutiv i poezisë shqipe.

27 Qershor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›