Gjykata e Lartë, grupi i punës filtron sot kandidatët
Presidenca nis procesin e filtrimit të 105 kandidaturave për anëtarë të Gjykatës së Lartë. Data 24 qershor ishte edhe afati i fundit i paraqitjes së kandidaturave.
Deri më tani janë paraqitur 105 kandidatë për pesë vendet vakante në këtë gjykatë. Nisur nga kjo situatë i mbarimit të afatit, kreu i shtetit do të mbledhë sot grupin e punës për të shqyrtuar kandidaturat e vetëparaqitura për anëtarë të Gjykatës së Lartë. Sipas burimeve mësohet se kreu i shtetit ka pritur edhe propozimet konkrete të partive politike në lidhje me kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët për anëtarë gjykate. Po të njëjtat burime në Presidencë bënë të ditur se grupi i punës ka nisur procesin e filtrimit të kandidaturave, të seleksionimit të 105 emrave të paraqitur që administrohen nga grupi i punës. Në fazën përfundimtare mësohet se do të përzgjidhen 30 emrave nga 105 kandidatët e paraqitur, si më potencialët për t’u votuar nga Kuvendi. Kreu i shtetit, pas rrëzimit të kandidaturave nga ana e Kuvendit, mori vendimin për ngritjen e një grupi të punës, të përbërë nga konstitucionalistë të njohur për përcaktimin e kritereve për anëtarët e rinj të Gjykatës së Lartë. Grupi i punës përcaktoi kriteret, të cilat më pas iu shpërndanë partive politike parlamentare. Krerët e grupeve parlamentare u ftuan që të jepnin mendimet e tyre në lidhje me kriteret që do të përcaktohen për përzgjedhjen e kandidatëve. Ndërkohë që Presidentit Bamir Topi i duhet të realizojë në një mënyrë më të shpejtë emrat për kandidatët për anëtarë të Gjykatës së Lartë. Kjo për faktin se Kuvendi në bazë të axhendës ka parashikuar seancën e fundit plenare të këtij sesioni, datën 15 korrik. Gjithashtu fitimi i kohës lidhet edhe me faktin që Presidenti duhet të fitojë kohë, në mënyrë që emrat e rinj për anëtarë gjykate të mund të votohen përpara ndryshimit të rregullores së Kuvendit. Nëse nuk paraqiten brenda gjysmës së muajit të parë dekretet e Presidentit, i bie që Kuvendi t’i shqyrtojë dhe t’i votojë ato vetëm në muajin shtator. Kjo mund të bllokojë akoma më tepër punën e Gjykatës së Lartë, e cila nuk ka ende një kryetar dhe në detyrë janë vetëm 7 anëtarë, nga 17 që duhet të jenë gjithsej sipas ligjit. b.h