E Diel, 1 Nëntor 2026

Lezhe Gjykata jep masen e sigurise burg pa afat per Shullazin

Burg pa afat ka qenë masa e sigurisë që ka dhënë Gjykata e Lezhës për Emiljano Shullazin. Ai u arrestua tri ditë më parë bashkë me Helidon Arizajn në plazhin e Shëngjinit, pasi në automjetin me të cilin udhëtonte iu gjetën dy armë pa leje. 
Shullazi u lirua nga burgu në 11 maj të këtij viti pasi qëndroi për disa muaj nën akuzën e armëmbajtjes pa leje, akuzë e cila u hodh poshtë, pasi gjykata dha pafajësi për të. Emiljano Shullazi është arrestuar dhe herë të tjera për të njëjtën akuzë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›