Bulqize shembet galeria humb jeten minatori
Mesditën e së hënës në një nga galeritë private në hyrje të minierës së Bulqizës ka humbur jetën Dilaver Koçi 52 vjeç. Koçi punonte si brigadier dhe kishte hyrë për të kontrolluar punën. Ngjarja aksidentale ka ndodhur pasi është shembur një masë shkëmbore brenda galerisë. Grupi hetimor në vend ngjarje ka zbardhur shkaqet sipas të cilëve në galeri janë shkelur rregullat e sigurimit teknik, si dhe janë neglizhuar kushtet e sigurisë në punë. Policia e Bulqizës ka shoqëruar disa persona për të sqaruar rrethanat e ngjarjes, dhe ka arrestuar administratorin e Galerisë Ramazan Nesimi, Drejtorin teknik Bardhyl Rama dhe Sabah Hoxhën zjarrmëtar