Zgjidhje te reja per menaxhimin e mbetjeve

Mirë menaxhimi i mbetjeve nga qeveria vendore dhe rajonale është mundësi për një Shqipëri të pastër në çdo qytet dhe fshat të sajin duke rritur potencialet për investime.
Për të arritur këtë, bashkëpunimi zviceran dhe Ministria e Brendshme organizuan një konferencë kombëtare ku u paraqitën zgjidhje të reja për të inkurajuar autoritetet rajonalë e vendorë në marrjen në ngarkim të menaxhimit të mbetjeve në territorin e tyre. Ndërsa zëvendësministri i Brendshëm, Ferdinand Poni nënvizoi rëndësinë që duhet t’i kushtojnë të gjithë vendorët për t’iu bashkangjitur vendosmërisë së qeverisë për të promovuar menaxhimin më të mirë të mjedisit dhe mbetjeve.
Përfaqësues nga pushteti qendror, qeveria rajonale dhe vendore, institucione publike e private si dhe donatorë ndërkombëtare kanë diskutuar shembuj të praktikave të suksesshme dhe efektive të menaxhimit të mbetjeve ku ulja e kostos ishte një temë veçanërisht interesante për pjesëmarrësit me shembuj të paraqitur nga ekspertët zviceranë e shqiptarë.