E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarr ne Paskuqan ne banese ndodheshin 3 femije

Një apartament është përfshirë nga flakët rreth orës 7:30 të mëngjesit në Pakuqan të Tiranës. Tre fëmijë të moshave 9, 6 dhe 4 vjeçe që gjendeshin të mbyllur në banesë rrezikonin të mbyteshin nga asfiksia duke alarmuar shërbimet zjarrëfikëse dhe shërbimet e policisë së Tiranës. 
Zjarrëfikësit kanë mundur të zbresin me litar nga ballkoni i një kati më sipër apartamentit që ndodhej në katin e 6-të, si dhe kanë shpërthyer derën e blinduar të banesës. 
Tre fëmijët janë nxjerrë në gjëndje të mirë shëndetësore, ndërsa falë ndërhyrjes së shpejtë të zjarrëfikësve edhe dëmet materiale ishin të vogla në banesë. 
Sipas policisë zjarri është shkaktuar nga një prej pajisjeve të banjës së apartamentit, ndërsa nuk ishte saktësuar ende nëse shkëndijat e para ishin shkaktuar në aparaturën e ventilimit të banjës apo në qarkun elektrik të depozitës së dushit. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›