Topi vijon vizitën në Maqedoni, takohet me krerët e partive shqiptare

Kreu i shtetit Bamir Topi vijon ditën e tretë të vizitës së tij në Maqedoni. Sot ai do të takohet me krerët e dy partive politike shqiptarë në Maqedoni, Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi.
Gjithashtu presidenti Topi do të marrë pjesë në hapjen e Panairit me produkte vendore dhe investime të huaja në Shkup ndërsa pasdite do të vendos lule në memorialin e Ministrit të Mbrojtjes së Qeverisë së Ismail Qemalit, Mehmet Pashë Derralla në fshatin Gradec të Gostivarit.
Ndërkohë ditën e djeshme kreu i shtetit shqiptar u takua me homologun e tij maqedonas Gjorgje Ivanov, kryeministrin Nikolla Gruevski, kryeparlamentarin Trajko Veljanoski, me Zëvendëskryeministren për çështje evropiane, Teuta Arifi dhe me kreun e opozitës Branko Cërvenkovski.
Dy presidentët, Topi dhe Ivanov bënë thirrje dje për qetësi dhe përmbajtje nga qytetarët në Maqedoni pas vrasjes së pesëfishtë në afërsi të fshatit Smilkovc të Shkupit.