Topi vizite dyditore ne Serbi
Presidenti i Republikes Bamir Topi ka nisur dje nje vizite dyditore ne Beograd ku do te marre pjese ne Samitin e 9-te Rajonal te UNESCO-s te krereve te Shteteve te Europes Juglindore qe do te mbahet ne 1-2 shtator 2011 ne vendndodhjen e lashte arkeologjike te Viminaciumit. Keshtu njoftohet nga zyra e shtypit e kreut te shtetit. Samiti me teme Arti modern dhe pajtimi ne Europen Juglindore i UNESCO-s synon te mbeshtese dhe te promovoje vleren e madhe qe arti modern mbart ne rindertimin e besimit mes popujve dhe vendeve te rajonit. Ne kuader te ketij samiti ku do te marrin pjese shtate presidente te rajonit kryetari i shtetit shqiptar pritet te zhvilloje takime me homologe te tij nderkohe qe ne seancen plenare do te mbaje dhe fjalen pershendetese per kete takim te rendesishem e te pervitshem rajonal.