E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi:Kurban Bajrami ditë solidariteti dhe paqeje

Presidenti i Republikës, Bamir Topi tha të hënën se festa e Kurban Bajramit është një pikë referimi për sakrificën njerëzore dhe një ditë solidariteti e paqeje. Gjatë vizitës së tij në selinë e Komunitetit Mysliman Shqiptar kreu i shtetitt, përcolli urimet më të mira për besimtarët mslimanë në kremtimin e kësaj feste. "Sot është një ditë e veçantë dhe uroj të gjithë besimtarët myslimanë kudo ku ata ndodhen. Qoftë kjo dita e begatisë për çdo familje shqiptare. Besoj, se sot secili ka një moment refleksioni për ta konsideruar këtë ditë si pikë referimi për sakrificën njerëzore, për atë që është në nevojë dhe për atë që ka nevojë të ndihmohet, por natyrisht kjo është dhe një ditë solidariteti e paqeje", u shpreh Presidenti Topi në një prononcim për gazetarët. Selinë e Komunitetit Mysliman Shqiptar e vizituan sot personalitetet më të larta të vendit, kryeministri Sali Berisha, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, përfaqësues të prtive politike në vend, të Trupit Diplomatik në Tiranë, qytetarë etj, të cilët përcollën urimet më të mira për besimtarët myslimanë në kremtimin e festës së Kurban Bajramit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›