E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta-Ruçi shmangin komentet politike

Politika duket se ka zgjedhur heshtjen në ditën e Kurban Bajramit. Kështu kreu i asamblesë së Partisë Socialiste Gramoz Ruçi ka preferuar të shmangë komente përsa i përket ftesës që kreu i LSI-së Ilir Meta ka bërë për të bashkëpunuar për kodin zgjedhor. Sipas Ruçit, është koha për të pushuar për të heshtur për sakrifica politike dhe për të festuar. Ndërsa vetë kreu i LSI-së Ilir Meta u shpreh se politika duhet të jetë po aq e paqtë sa edhe feja. Partia Socialiste ende nuk ka kthyer një përgjigje ndaj thirrjes së Ilir Metës për tu ulur me Ramën për të diskutuar për kodin zgjedhor.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›