Berisha:Rinia simbol i demokracisë

Kryeministri Berisha në koncertin e organizuar me rastin e ditës së rinisë dhe në përkujtim të lëvizjes studentore të vitit 1990 duke u drejtuar të rinjve u shpreh se ka mirënjohje të thellë ndaj të rinjvë si simbol i demokracisë së vendit. Kryeministri Berisha gjithashtu u shpreh se megjithëse nuk ishte moshatar me të rinjtë ndihet i tillë në aspiratat dhe projektet për vendin. Sot u shpreh Berisha është ditëlindja e vertete e lirisë dhe të drejtave të shqipëtarëve që në dhjetorin e 90-ës ishin qëniet më të shtypura të kontinentit europian. "Në 8 Dhjetor të vitit '90 studentët e Universitetit të Tiranës, me në krye heronjtë e tyre të pavdekshëm, si Azem Hajdarin, u përballën në rrugët dhe sheshet e Tiranës me diktaturën më të egër dhe më barbare të Evropës, e gjunjëzuan atë dhe hapën dyert te lirisë, përmbysën një epokë", theksoi Kryeministri Berisha në fjalën e mbajtur në koncertin festiv