Topi:Media ka akses në institucione

Presidenti Topi ka reaguar sot për të drejtat e informimit duke theksuar se mediat kanë akses në institucionet publike për të mbledhur dhe për të transmetuar informacion, por ndryshe nga mediat, qytetarët nga ana tjetër nuk e kanë një të drejtë të tillë. Këtë deklaratë kreu i shtetit e ka bërë në konferencën ndërkombëtare e Avokatit të Popullit që po zhvillohet në hotel Tirana. Sipas tij, situata duhet të ndryshojë për sa i përket çështjes të së drejtës së informimit. Duke folur për çështjen e pronave, Topi theksoi se nuk bëhet transparencë e të dhënave, ndërsa në zyra sipas tij ka zyrtarë të rëndomtë që i shtyjnë qytetarët të sorollaten nëpër zyra.