Letërnjoftimet elektronike, Topi: Procesi përshpejton integrimin në BE

Partitë politike duhet ta shohin procesin e aplikimit të letënjoftimeve elektronike si të rëndësishëm për të përshpejtuar integrimin e Shqipërisë në BE. Kështu është shprehur Presidenti Topi në minibashkinë numër nëntë ku së bashku me bashkëshorten dhe fëmijët kanë aplikuar për kartën e identitetit. Kreu i shtetit Topi duke iu bërë thirrje qytetarëve të pajisen me kartat e identitetit u shpreh se procesi nuk është detyrim por është nevojë për identifikim për të gjithë qytetarët. Topi gjithashtu shtoi se procesi i letënjoftimeve elektronike nuk duhet të shihet në funksion të votimit