Topi:Shqipëria në BE, brenda vitit 2012

"Brenda vitit 2012 Shqipëria do të jetë pjesë e Bashkimit Evropian". Kjo ka qenë deklarata që ka dhënë presidenti Bamir Topi, gjatë një vizite zyrtare në Xhenova, pjesë e vizitës së tij në Itali. "Pas një muaji Shqipëria do të jetë anëtare më të drejta të plota të NATO-s. Reformat politike të ndërmarra japin siguri se do të hymë me të drejta të plota edhe në BE", theksoi Topi.Gjatë vizitës së tij në Xhenova, presidenti Topi zhvilloi bisedime me presidentin e provincës së Xhenovas, Alesandro Repeto, me të cilin vlerësoi intenfisikimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, Italisë e Shqipërisë ,dhe në mënyrë të veçantë bashkëpunimin në ekonomi.