Koçi: 20 shkurt 2009, u vendosën bustet e gjalla të pronarëve të partive politike
Kryetari i PS-91, Petro Koçi e ka ironizuar aktivitetin e djeshëm në nder të të rënëve të komunizmit. Fatkeqësisht, sipas tij, mund të verifikohet me lehtësi se në 20 shkurt 2009 në vend të busteve të vdekura janë vendosur bustet e gjalla të pronarëve të partive politike.
20 Shkurti 91 shërben për të kuptuar më mirë kërcënimin e demokracisë nga kultet dhe privatizimi i institucioneve politike, vijoi Koçi. Ai theksoi se vendosja e busteve të gjalla të politikës u sanksionua edhe me Kushtetutën e Re të 21 Prillit 2008, kur monopolet ekonomiko financiare të oligarkisë u shndërruan në monopole politike. Ky realitet i dhimbshëm, u shpreh Koçi kërkon ndryshime rrënjësore të sistemit tonë politik dhe kushtetues. Koçi tha se në zgjedhjet e ardhshme parlamentare vota duhet të rrëzojë pushtetet e pakontrollueshme dhe të promovojë një politike ndryshimi të sistemit dhe qeverisjes së tipit 21 Prill.PS-91 do jetë forcë e padevijueshme e këtij ndryshimi, theksoi Koçi.
Last Updated on Friday, 20 February 2009 22:29
Last Updated on Friday, 20 February 2009 22:29