Shqipëria,e 10 në botë për rritjen ekonomike

Qeveria shqiptare ka përdorur raportin e Iinstitutit Nderkombetar "Global Insight", për të theksuar progresin që vendi ynë ka bërë falë reformave të kësaj mazhorance. Zëdhënësja e qeverisë njëherësh ministrja e Integrimit Majlinda Bregu, ka deklaruar se Shqipëria tashmë është shkëputur nga imazhi i vendit të prapambetur, pasi sipas raportit të "Global Insight", Shqipëria renditet e para në Evropë dhe e dhjeta në botë, si vendi me rritjen më të lartë ekonomike për vitin 2009-të. "Kjo rritje ekonomike ësht arritur falë reformave të kësaj mazhorance dhe tregon përmbushjen e premtimeve që ka dhënë", tha Bregu. Në kohën kur bota është mbërthyer nga kirza financiare ndërkombetare, rritja ekonomike është kthyer në debatin më të fortë politik, pasi qeveria pretendon që për vitin e kaluar Shqipëria ka patur një rritje dyshifrore.