Topi dekretoi falje dënimi për 367 persona
TIRANE-Presidenti Bamir Topi ka dekretuar vendimin per faljen e denimit për 367 persona të dënuar për vepra të ndryshme penale.
Zyra për shtyp e Presidentit bëri të ditur se kreu i shtetit dekretoi dënimin numër 6 516 me propozim të organeve të pushtetit lokal dhe të institucioneve të tjera dhe duke u mbështetur në disa pika ligji.
“Në mbështetje të nenit 92, pika “b” dhe 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, nenit 70 të Kodi Penal të Republikës së Shqipërisë, nenit 1 të ligjit nr.6299, datë 27.03.1981 “Për faljen”, të ndryshuar me ligjin Nr.7682, datë 09.03.1993 “Për disa ndryshime në ligje”, citon zyra për shytp e Presidentit.
Nga lista e gjatë me dënimet e falura bien në sy se kanë përfituar persona që vuajnë dënimin në burgje të ndryshme në mbarë vendin. Kreu I shtetit ka dekretuar faljen kryesisht të 3 deri 1 viteve burg të mbetura nga personat që kanë kryer vepra penale të ndyrshme. Bie në sy gjithashtu dhe ndonjë rast ku Kreu I vendit ka falur dhe 5 vite burg të mbetura nga dënimi i tyre. Nuk përjashtohen nga falja e dënimit dhe persona që janë dënuar me gjoba.
(d.b/BalkanWeb)