E Diel, 1 Nëntor 2026

Thirrja e Ramës së LSI-së: Socialistët të nisin një mosbindje civile ndaj kryetarit të tyre josocialist

Lëvizja Socialiste për Integrim i bëri thirrje klasës politike në vend që të sillet me përgjegjshmëri dhe seriozitet për të shpejtuar ritmin e reformave europianizuese të vendit.
Sekretari për Marrëdhëniet me Publikun në LSI, Luan Rama, tha dje në një konferencë për shtyp se, “pas dorëzimit të përgjigjeve të Pyetësorit, vendi po hyn në një fazë të re në procesin e marrëdhënieve dhe të bashkëpunimit me Bashkimin Europian në kuadër të anëtarësimit përfundimtar të Shqipërisë në BE”.
Në këtë drejtim, Rama theksoi se “kjo do të thotë që gjithë shoqëria shqiptare dhe sidomos klasa politike në vend, duhet të sillet me përgjegjshmëri dhe seriozitetin që kërkon kjo sfidë e madhe, që është sfidë e gjithë shoqërisë shqiptare, jo vetëm për të shpejtuar ritmin e reformave europianizuese të vendit, por për të shpejtuar më tej angazhimet e cilido qytetari dhe në mënyrë të veçantë, të çdo politikani në vend”.
Duke u ndalur te roli i Partisë Socialiste, Rama sqaroi se “në kontrast me zhvillimet në vend shfaqet papërgjegjshmëria dhe aventurizmi i lidershipit josocialist të PS-së.”
Sipas tij, “socialistët shqiptarë nuk e meritojnë të jenë jashtë kontributit për europianizmin e vendit, nuk e meritojnë të mos jenë pjesë e angazhimit të madh të të gjithë shoqërisë shqiptare, të mos jenë pjesë e angazhimit të madh që edhe shqiptarët të jenë pjesë e familjes së vlerave, dhe e familjes së përbashkët europiane që kanë aspiruar në të gjitha këto vite”.
Ai shtoi më tej se “gjuha e kërcënimeve dhe e gjuha e rrugës nuk janë as në sjelljen e PS-së, dhe as në sjelljen dhe veprimin politik të saj”.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›