Motta në Tiranë: Te luftoni mafian? I sekuestroni pasurite
TIRANE- “T’u marresh pasurine mafiozëve është më e rëndë se tu heqësh lirinë.” – është mesazhi që Prokurori i Antimafias italiane në provincën e Leces ka përcjellë sot paradite në Tiranë. Cataldo Motta ndodhet në Tiranë për të zhvilluar takim me zyrtarë të policisë shqiptare në kuadër të thellimit të bashkëpunimit përtej kufijve për tju kundërvënë trafikut të drogës dhe krimit të organizuar.
“Unë mendoj se aspekti shumë i rëndësishëm i këtij ligji është ai kontrastit kundër pasurisë së mafiozëve, sepse kufiri i ri i kontrastit i këtyre formave të reja të kriminalitetit është privimi i organizatave kriminale nga burimet e tyre pasurore. Është më e rëndësishme edhe se liria personale”- ka deklaruar për mediat prokurori italian, duke iu referuar ligjit antimafia në Shqipëri. Deklarata është bërë pas takimit që zhvilloi sot paradite me Drejtorin e Policisë së Shtetit Hysni Burgaj.
Motta vlerësoi mjaft pozitiv bashkëpunimin e mirë me Shqipërinë në kuadër të luftës kundër trafikut të drogës dhe krimit të organizuar.
Edhe drejtori i policisë së Shtetit shqiptar vlerëson si të shkëlqyer bashkëpunim i cili ka dhënë prova konkrete ne kuader te luftes se krimit te organizuar.
“Ka qenë një bashkëpunim i shkëlqyer mes policisë italiane dhe shqiptare, Guardia di Financa dhe Interforca që është treguar me rezultate konkrete të shkatërrimeve të rrjeteve të trafikut, të bëra të ditura dhe në media”- deklaroi Burgaj për gazetarët duke shtuar se mes dy delegacioneve është diskutuar dhe për thellimin e bashkëpunimit jo vetëm në luftën kundër krimit të organizuar por dhe në fusha të tjera.
Itali- Shqiperi, kapen 1215 kg droge
Vizita e Mottës në Tiranë vjen pak ditë pas operacionit të përbashkët policor shqiptaro italian coi në sekuestrimin e një sasie prej më shumë se 1 ton, saktësisht 1215 kg marihuanë në brigjet salentinase dhe arrestimin e 2 shqiptarëve, dhe një person tjetër në masën e sigurisë i ndaluar. Droga kishte mbërritur në Itali nëpërmjet kanalit të Otrantos.
Të arrestuarit janë Arbresh Hazizaj, 23 vjec, Almarind Brama, 26 vjec dhe Gezim Bircaj,46 vjec. Nëse droga do të shitej e tëra në treg, trafikantët do të arrinin të përfitonin 600 mijë euro. Nëse do të shitej pak nga pak fitimi do të kapte shifrat e 1 milionë eurove.
Në kuadër të këtij operacioni në Shqipëri u arrestuan 4 persona si dhe u sekuestruan 215.5 kg lëndë narkotike.
Lënda narkotike u kap në flagrancë rreth orës 23.00’ të datës 1 prill 2010 në urën e Lumit Vjosë. Droga do dërgohej në Vlorë më pas drejt Italisë. Në pranga të policisë përfunduan Eduart Kujtim Lushkaj, 20 vjec, Eglivan Novruz Atija, 28 vjec, Selami Hamet Lushkaj, 37 vjec, të tre nga rrethi i Fierit, si dhe Andi Hysni Kurti, 41 vjec banues në Tiranë.
(Balkanweb)