Topi,medias: Komunikimi im i fundit si President

Presidenti Bamir Topi
TIRANË- Presidenti i vendit, Bamir Topi gjate takimit per festat e fundvitit me perfaqesues te përfaqësues të medias, botues e gazetarë, ka deklaruar se ky eshte komunikimi i tij i fundit me median nga posti qe mban.
Ky është komunikimi i fundit me ju si President, nuk do jem më në këtë pozicion institucional, tha Topi, duke shtuar se ka qenë inkurajues i rrotacioneve të natyrshme.
Gjate fjales se tij, ai falenderoi median dhe ne emer te shqiptareve nga pozicioni qe i jep Kushtetuta kerkoi “Media më të lirë, pavarësi nga politika, më shumë profesionalizëm dhe më të besueshëm për njerëzit”.
Topi, në fjalën e tij, duke pranuar se nuk është dita e kritikave, por e përshëndetjes për arritjet nuk ka lënë pa dhënë edhe mesazhe. Në emër të qytetarëve, ju falënderoj për gjithçka dhe ju inkurajoj që 2012 të jetë i suksesshëm për të gjithë, për të realizuar ëndrrën madhe për të marrë statusin e vendit kandidat, ku ju jeni kontribues të mëdhenj- tha Topi.
Sipas tij, krahas zhvillimit të medias, ka edhe relativitet, edhe konkurrencë, por bashkë shkojnë në sintoni edhe me problemet e vendit. Media duhet të jetë vetvetja, duhet të ketë më shumë pavarësi, profesionalizëm dhe atë që ndoshta ne për hir të elegancës nuk e themi, publiku e thotë. Ata janë të aftë të bëjnë diagnozën, edhe simptomave që shikohen edhe në media, ku militantizmi i verbër i ngjitet politikës, e bën atë jo të ngrihet në pozicionin e saj, interprete e problemeve, por janë bashkë udhëtarë duke e kthyer median në instrument të denatyruar nga misioni i informimit të drejtë publik- tha Topi.
Ai shtoi me tej, se njerëzit duan media të lirë e të pavarur duke nisur nga institucioni që e ka detyrim kushtetues RTVSH.