Rama: Pa Nina Mulën s`do kishte yje të vokalit operistik
Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama ka reaguar sot në rrjetin social “Twitter” për vdekjen e sopranos Nina Mula e cila ndërroi jetë sot në moshën 80-vjeçare.
Ndërsa ka vlerësuar figurën e sopranos së mirënjohur Mula, Rama ka theksuar se pa kontributin e saj nuk do të kishte yje të vokalit operistik shqiptar.
“Pa Nina Mulën s`do kishim Inva Mulen dhe të tjera yje të vokalit operistik shqiptar. Një grua e pedagoge e admirueshme. U prehte në paqe” shkruan Rama në Twitter.