E Diel, 1 Nëntor 2026

Kandidatura për president, Nano:Kam mbështetje brenda PS-së

Vetëm pak ditë pasi ka deklaruar ambicien e tij për t`u bërë presidnet, Fatos Nano deklaron se ka mbështetje brenda Partisë Socialiste.

I pyetur nga gazetarët gjatë homazheve në ambasadën çeke ish-kryeministri tha se nuk e beson se PS ka vdekur kur u pyet se nëse kishte apo jo mbështetje nga e majta për tu bërë president i ardhshëm i vendit.
 

“Mendoni se PS-ja ka vdekur? Una jam në garë me ide” ka theksuar Nano.
 

Ish-kryeministri Fatos Nano e ka cilësuar si një gabim ç`regjistrimin e Kastriot Islamit nga grupi parlamentar socialist ndërsa ka shtuar se shpreson që PS-ja ta korrigjojë gabimin për të.
 

Ndërkohë Nano ka hedhur poshtë edhe deklaratat e Nikollë Lesit se ai është kërcënuar nga ish-lideri socialist se po lobon kundër tij si president.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›