E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqi, qeveria Papademos nuk gëzon besimin e qytetarëve

Një muaj pas formimit të saj, sondazhet tregojnë se qeveria greke nuk gëzon besimin e qytetarëve. Lukas Papademos dhe qeveria e tij duket se e kanë humbur besimin e grekëve, kjo sipas një sondazhi të kryer nga agjencia Vprc për llogari të të përjavshmes Epikaira.

Sipas sondazhit, 65 për qind e të intervistuarve kanë deklaruar se nuk kanë besim te qeveria Papademos (një muaj më parë, kjo shifër ishte 26%).

Motivet që kanë çuar në këtë pakënaqësi janë të shumta, por qytetarët grekë listojnë para së gjithash mosmarrëveshjet e shumta mes ministrave të kabinetit Papademos, sidomos mes atyre të dy partive kryesore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›