Topin e Artë e meriton një spanjoll

Presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter beson se një futbollist nga përfaqësuesja e Spanjës e meriton të fitojë Topin e Artë të këtij viti.
Kreu i shtëpisë botërore të futbollit ka zbuluar admirimin e tij për La Rojan dhe yjet e saj. “Më pëlqejnë shumë futbollistët spanjollë. Mendoj se një prej tyre duhet të fitojë Topin e Artë pas suksesit të tyre në Euro 2012. Por, ne nuk kemi ndikim në përzgjedhje”, deklaroi Blatter për të përditshmen sportive spanjolle Marca.
Në garë për çmimin e sivjetmë do të jenë dyshja e Barcelonës, Lionel Messi e Andres Iniesta si dhe ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo.