E Diel, 1 Nëntor 2026

Bici: Ndaj Dinamos, Gramshi i gjithi në stadium

Nga Artan Paja

Sipas presidentit të skuadrës, Gramshi do të vazhdojë rrugën e fitoreve edhe pse këtë javë do të ketë përballë skuadrën e Dinamos, për të cilën ka ftuar të gjithë sportdashësit për mbështetje.

Presidenti i skuadrës së Gramshit, Dritan Bici,u shpreh me superlativa në lidhje me skuadrën e ndërtuar për këtë sezon, duke garantuar spektakël qysh në javën e dytë të fazës së parë, e pikërisht në ndeshjen e së shtunës, ku Gramshi do të presë Dinamon në kryeqytetit.

Gjatë këtij takimi me skuadrën, Bici siguroi se gjatë këtij takimi do të jenë me qindra sportdashës vendës, ndërsa me një ”tis” humori u shpreh se këtë ndeshje pritet ta shohin mjaft doktorë, mësues dhe inxhinierë, të cilët deri dje kanë qenë indiferent me futbollin qytetar. ”Jam mjaft i entuziazmuar për paraqitjen e skuadrës së Gramshit në këtë fillim sezoni, e aq më tepër me fitoren e arritur në transfertë ndaj Burrelit.

Drejtuesit e lartë të klubit kanë bërë një punë të shkëlqyer, qysh në thithjen e futbollistëve profesionistë, ashtu edhe në ndërtimin e një ekipi pretendent. Në ndeshjen e rradhës, ku Gramshi do të presë Dinamon, unë forcoj bindjen se do të shohim një Gramsh të tërë në këmbë, me qëllim që futbolli të jetë argëtues për të gjitha shtresat, e aq më tepër për sportdashësin tonë të zjarrtë.

Sa i takon akuzave të matjanëve të dielën e shkuar, mendoj se të gjitha janë pretendime të kota, pasi të qenit tifoz i skuadrës tënde, nuk të privon nga të qenit edhe Kryetar Bashkie. Gjithsesi, Gramshi do të vazhdojë rrugën e fitoreve, dhe këtë gjë do ta tregojë edhe të shtunën ndaj dinamovitëve”, tha për Sportin Shqiptar, Kryebashkiaku i Gramshit, Dritan Bici.

Kundërpërgjigja e Bicit kishte të bënte me ”akuzat”që matjanët shfaqën gjatë ndeshjes së zhvilluar në fushë-krujë, ku kryebashkiaku ishte cilësuar si ”ultrasi” më i nxehtë i skuadrës që ai financon aktualisht. nga ana tjetër, Gramshi do të insistojë në fitoren ndaj Dinamos këtë fundjavë, për ti bërë një dhuratë zëvendës-trajneri të skuadrës, Madrid Isufit, me rastin e celebrimit të tij.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›