E Shtunë, 31 Tetor 2026

Conte është ‘Special One’ i Italisë

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho nuk ka asgjë tjetër përveç lëvdata për homologun e tij të Juventusit, Antonio Conte dhe beson se ish reprezentuesi italian është i ngjashëm me të.

43 vjeçari i cili është aktualisht i suspenduar për mos raportimin e një ndeshje të kurdisur gjatë kohës sa ishte në drejtim të Sienës, i ndihmoi Bianconerëve të fitojnë titullin në Serie A sezonin e shkuar, duke mos pësuar asnjë humbje në ligë. Mourinho e lavdëroi atë. “Tifozët e quajnë Conten, Special One i Italisë? Më pëlqen kjo. Ndihem i nderuar. Ai është pak si unë”, deklaroi Mourinho për mediet italiane.

“Më pëlqen shumë Conte si trajner. Ai e di çka kërkon dhe është fitues i vërtetë”, shtoi portugezi i cili kur ishte në drejtim të Chelseat, u prezantua si Special One. Mourinho po ashtu lavdëroi skuadrën e Juventusit duke besuar se ajo mund të shkojë larg në edicionin e sivjetmë të Ligës së Kampionëve.

“A mundet Juventusi të befasojë në Ligën e Kampionëve? Mos të mashtrojmë askënd, Juventus është klub i madh në Evropë dhe është normale që ai të shkojë larg në garë”, përfundoi ai. Juventus gjendet në Grupin E me Chelsean, Shakhtar Donetskun dhe Nordsjaellandin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›