E Diel, 1 Nëntor 2026

Sulmi kuqezi, Sadiku shoqëron Bogdanin

Nga Dritan Ikonomi

De Biazi eksperimenton në të gjithë repartet në ndeshjen kundër të rinjve të Teutës

Xhani de Biazi ka eksperimentuar dje me kombëtaren, duke aktivizuar Alban Mehën e Burim Kukelin si titullarë në ndeshjen e kontrollit kundër të rinjve të Teutës, zhvilluar paradite në fushën e kompleksit Tropikal. Trajneri italian është shprehur dy ditë më parë se të dy të ardhurit e rinj në kombëtare janë lojtarë shumë të mirë dhe aktivizimi i djeshëm mund të jetë një sinjal se ata do të jenë në fushë edhe kundër Qipros, që nga minuta e parë, sidomos për sa i përket Mehës, i cili konsiderohet pasues i Ervin Skelës.

Formacioni – De Biazi ka luajtur me skemën 4-4-2 në takimin e fituar 3-0, me gola të shënuar nga Sadiku në pjesën e parë dhe Hyka e Salihi në të dytën. Lajmi më i rëndësishëm për sa i përket formacionit është aktivizimi i Canës dhe Bulkut, të cilët i kanë lënë pas dëmtimet.

Në këtë mënyrë, italiani ka mundësi të plota zgjedhjeje për premierën e tij zyrtare si trajner i Shqipërisë. Përballë durrsakëve, De Biazi ka aktivizuar në portë Etrit Berishën, para tij katërshen e mbrojtjes të përbërë nga Cana e Mavraj në qendër, Dallku nga e djathta dhe Lila nga e majta.

Para katërshes ka qenë Bulku i ndihmuar nga Kukeli, ndërsa Vila e Meha kanë vepruar në krahë, përkatësisht nga e djathta dhe e majta. Në sulm, Erjon Bogdani ka pasur një partner me të cilin nuk ka startuar kurrë më parë, Armando Sadikun. Pikërisht ky i fundit ishte edhe autori i golit të parë të takimit. Në pjesën e dytë, De Biazi ka aktivizuar edhe lojtarët e tjerë, ndërkohë që Berishën e ka kaluar në portën kundërshtare.

Taktika Pavarësisht se paradite ka luajtur me katër lojtarë në mbrojtje, duket se De Biazi ende nuk e ka vendosur përfundimisht vendosjen taktike të skuadrës. Në stërvitjen e pasdites, skuadra ka punuar me disa rreshtime taktike, me katër dhe me tre lojtarë në prapavijë. Trajneri ka thirrur pesë sulmues dhe mundësia më e madhe për një Shqipëri ofensive është pikërisht kundër Qipros, për të marrë me çdo kusht tri pikët e para që në startin e kualifikueseve.

Formacioni

(4-4-2)

Berisha

Dallku Mavraj Cana Lila

Vila Bulku Kukeli Meha

Sadiku Bogdani

Lila, asnjë problem për vendosjen

Aktivizimi i Andi Lilës në krahun e majtë të mbrojtjes nuk përbën befasi, ndonëse roli i tij natyral është nga e djathta, por edhe në qendër. Në ditën e takimit me sponsorët e kombëtares, mbrojtësi u shpreh se nuk e ka problem vendosjen dhe mund të luajë i pashqetësuar nga e majta.

Retrospektiva

Batuta e Kuzhes

Ish-trajneri i kombëtares, Josip Kuzhe, u kritikua pas humbjes me Bosnjë-Hercegovinën në Sarajevë, ndër të tjera edhe për aktivizimin e Lilës në pjesën e dytë, si mesfushor i majtë. Në fushë futbolli e hodha, jo në pishinë, ishte përligjja e kroatit.

Formacioni sipas… Lilës

Andi Lila ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook formacionin e mundshëm për ndeshjen e nesërme. Sipas tij, De Biazi do të luajë me Bogdanin në sulm, të mbështetur nga Meha pas shpine dhe Roshi e Gilman Lika në krahë. Në portë do të jetë Ujkani dhe para tij katërshja tashmë e pritshme mbrojtëse. Mund të jetë formacioni i vërtetë, por ndoshta edhe një manovër e kuqezinjve për të ngatërruar Qipron.

Ndeshjet e Shqipërisë në Grupin E

07.09.2012    Shqipëri-Qipro

11.09.2012    Zvicër-Shqipëri

12.10.2012    Shqipëri-Islandë

16.10.2012    Shqipëri-Slloveni

22.03.2013    Norvegji-Shqipëri

07.06.2013    Shqipëri-Norvegji

06.09.2013    Slloveni-Shqipëri

10.09.2013    Islandë-Shqipëri

11.10.2013    Shqipëri-Zvicër

15.10.2013    Qipro-Shqipëri

Renditja FIFA, Shqipëria zbret 10 vende, Qipro 12

Islanda ka ngjitjet më të lartë nga kundërshtarët e Grupit E, Zvicra më e mira

Barazimi pa gola me Moldavinë, më 15 gusht, i ka kushtuar humbjen e dhjetë vendeve Shqipërisë në renditjen e përmuajshme të FIFA-s. Kuqezinjtë kanë zbritur në vendin e 84-t dhe janë në kuotën e 410 pikëve. Por, ka edhe më keq dhe ky është pikërisht kundërshtari i nesërm, Qipro. Ishullorët kanë zbritur 12 vende, në të 135-tin.

Nga skuadrat me të cilat Shqipëria do të ndeshet në Grupin E të eliminatoreve të botërorit, progresin më të madh e ka Islanda, e cila është ngjitur 12 vende, megjithatë mbetet përsëri shumë poshtë kuqezinjve, pasi renditet e 118-a. Ngjitje të dukshme ka edhe Sllovenia, me nëntë vende, tashmë e 24-ta, ndërsa Zvicra, e cila ka renditjen më të lartë nga kundërshtarët tanë, ka ngjitur tri shkallë dhe mban vendin e njëzetë. Norvegjika është e 34-ta, por ka zbritur nëntë vende.

Pozicioni i skuadrave të Grupit E në renditjen mujore të FIFA-s

Poz.     Skuadra          Pik렠  Ndryshimi

20        Zvicra             847     3

24        Sllovenia       784     9

34        Norvegjia       682     -9

84        Shqipëria       410     -10

118     Islanda                       283     12

135     Qipro              232     -12

Qipro, besim para Shqipërisë

Skuadra kombëtare e Qipros mbërrin sot paradite në Tiranë, për tu ndeshur  nesër me Shqipërinë. Dje qipriotët kanë kryer stërvitjen e fundit në shtëpinë e tyre dhe, sipas sitit zyrtar të federatës, gjithçka ka shkuar mirë. I njëjti burim shprehet se edhe gjendja psikologjike e grupit është mjaft e mirë. Lojtarët kanë besim dhe janë të vendosur për të marrë një rezultat pozitiv në Qemal Stafa, stadiumi nga i cili kanë dalë të humbur 1-6 tre vjet më parë.

Debutim me pikë, detyrim për De Biazin

 

Të gjithë trajnerët e huaj para italianit kanë marrë rezultat në ndeshjen e parë eliminatore. Brigel mposhti kampionët e Evropës, Bariç e Kuzhe morën pikë jashtë

Xhani de Biazi ndoshta nuk është aq me fat sa Fabio Kapelo,  i cili, si trajner kombëtareje ka drejtuar Anglinë dhe tani Rusinë. Megjithatë, Shqipëria është një skuadër që deri tani, të paktën në debutim, nuk ka lënë në baltë asnjë nga trajnerët e huaj. Që të gjithë paraardhësit e De Biazit, duke filluar me bashkatdhetarin e tij, Bepe Dosena, kanë arritur të marrin rezultat pozitiv në ndeshjen e parë në grupin eliminator.

Qiproja do të jetë debutimi zyrtar i De Biazit dhe, ndërsa është e vërtetë që kjo ndeshje nuk ka asgjë të përbashkët me miqësoren e fituar 6-1; apo që kualifikimi në botëror do të ishte një mrekulli, është po aq e vërtetë që shqiptarët presin e  pa e ekzagjeruar një sukses në takimin e parë nën drejtimin e italianit. Krahasuar me paraardhësit, De Biazi ka fatin që, të paktën në letër, ta nisë me një kundërshtar më të dobët se ai që kanë pasur ata.

Ja se si kanë dalë në ndeshjen e parë eliminatore trajnerët e huaj para De Biazit:

XHUZEPE DOSENA Trajneri italian e drejtoi Shqipërinë, në vetëm dy ndeshje zyrtare, përpara se ta braktiste atë, pas humbjes 4-1 me Rusinë në Vollograd. Në ndeshjen e parë të tij, për eliminatoret e Euro 2004, Dosena barazoi 1-1 me Zvicrën, më 12 tetor 2012, në Qemal Stafa. Turko-zvicerani Murat Jakin shënoi i pari në minutën e 37-të,

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›