Topolanek do të vizitojë Kosovën, muajin e ardhshëm
Prishtinë-Kryeministri i Republikës Çeke, Mirek Topolanek, pritet të vizitojë Kosovën gjatë muajit të ardhshëm. Kjo është bërë e ditur nga Presidenca e radhës e Çekisë, sipas së cilës Topolanek do të vizitojë edhe Beogradin, për të shprehur mbështetjen e vendit të tij për integrimet e Serbisë në BE. Kjo vizitë, zhvillohet në kuadër të prioriteteve çeke për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.