E Shtunë, 31 Tetor 2026

KE: Serbia të tregojë të vërtetën për luftërat

Bruksel- Institucioni mbikëqyrës i Evropës për të drejtat e njeriut, Këshilli i Evropës, është shprehur se Serbia duhet të nisë të tregojë të vërtetën në lidhje me rolin e vet në luftërat ballkanike të viteve nëntëdhjetë. Kështu ka deklaruar Thomas Hammarberg, komisioneri i Këshillit të Evropës për të drejtat e njeriut. Në raportin e publikuar të mërkurën, ai thotë gjithashtu se Beogradi duhet të kompensojë viktimat dhe të përjashtojë politikanë që kanë pasur lidhje me krimet e luftës.

Raporti thotë gjithashtu se gazetarët serbë që raportojnë në mënyrë kritike mbi vitet nëntëdhjetë "damkosen shpesh si tradhtarë" nga qeveria e Beogradit. /D-Welle/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›