Toponimet, numër i ulët emigrantësh që kthehen për pushime
KAPSHTICË- Cështja e toponimeve duket se ka mbajtur larg Shqipërisë emigrantët nga Greqia. Sipas të dhënave të policisë kufitare, në pikën e Kapshticës raportohet se ka hyrë një numër i ulët emigrantësh, të cilët kthehen në Shqipëri për pushime.
Sipas policisë kufitare ky është një numër i ulët krahasuar me një vit më parë dhe shkak për këtë është bërë çështja ende e pazgjidhur e toponimeve.
Lidhur me problemet e shkaktuara nga shkrimi i toponimeve greke në pasaportat e fëmijëve shqiptarë të lindur në Greqi, është zhvilluar edhe një takim mes ambasadorit tonë në Greqi Dashnor Dervishi , me ministrin e Jashtëm grek Evangelos Venizelos.
Ky i fundit ka premtuar që stafi i tij do të hyjë në kontakt të menjëhershëm me autoritetet e Ministrisë së Jashtme për ta zgjidhur këtë cështje, e cila sipas ambasadorit tonë në Greqi, fatkeqësisht po penalizon fëmijët.
Ambasadori shqiptar Dervishi i ka ofruar ministrit grek angazhim të plotë për zgjidhjen e problemit si në afat të shkurtër ashtu edhe në mënyrë përfundimtare. Por deri më tani kjo çështje nuk ka marrë zgjidhje, duke ulur kështu edhe numrin e emigrantëve nga Greqia që kthehen të pushojnë në Shqipëri.
(m.a/BalkanWeb)