Zgjedhjet e 23 qershorit, KSHH: Hapa pozitivë në procesin e votimit
TIRANË- Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH), publikoi sot raportin përfundimtar të vëzhgimit të procesit të votimit në ditën e zgjedhjeve parlamentare të 23 Qershorit, i cili, sipas KShH, shënoi përmirësime të ndjeshme në drejtim të cilësisë së listës së zgjedhjeve, në drejtim të respektimit të procedurave të procesit të votimit ashtu dhe në atë të numërimit të votave, si dhe u vërejt se janë hedhur hapa pozitivë në drejtim të pranimit dhe vlerësimit të përshtatshëm të diversitetit të zgjedhësve me aftësi të kufizuara në procesin zgjedhor.
Sipas KShH, kontestimet në këto zgjedhje kanë qenë, relativisht më të pakta, si pasojë e veprimtarisë më të mirë, e më të përgjegjshme të KZAZ-ve, KQV-ve dhe grupeve të numërimit të votave, ndërkohë që përmirësime u arritën edhe në ushtrimit të funksioneve nga policia e shtetit, gjatë kohës së zhvillimit të votimit, shoqërimit të materialeve për në vendet e numërimit të votave dhe gjatë procesit të numërimit të tyre.
Megjithatë, thekson KShH, këto organe duhet të kishin punuar më mirë në drejtim të ruajtjes së rendit e qetësisë gjatë periudhës së përgatitjeve të zgjedhjeve, për të parandaluar e goditur kriminalitetin e manifestuar.
Sipas KShH, meritë e veçantë, në këtë proces zgjedhor, u takon zgjedhësve, që në mënyrë të qetë dhe të vullnetshme ushtruan të drejtën e tyre të votës. Pjesëmarrja e tyre në votim konsiderohet e kënaqshme, në kushtet kur një përqindje e lartë e zgjedhësve të vendit tonë ndodhen në emigracion.
Subjektet zgjedhore, vijon KShH, duhet të mbanin më mirë parasysh faktin se OSBE/ODHIR vazhdimisht ka artikuluar kritika për shfrytëzimin e inaugurimeve për qëllime elektorale, ose përdorimin e administratës publike dhe nxënësit e shkollave në veprimtari zgjedhore, gjë që bie ndesh me paragrafin 5 të Dokumentit të Kopenhagenit të vitit 1990.
Ndërkohë shton KShH, KQZ, megjithëse ka përballuar një volum të madh pune, nuk ka qenë gjithmonë në lartësinë e kryerjes së detyrës dhe në disa raste, në kuadër të marrjes së vendimeve, u është nënshtruar ndikimeve politike. Veprimtaria e KQZ u dobësua, u kufizua dhe u politizua edhe më tepër, sidomos pas largimit, me dorëheqje, të tre anëtarëve dhe reduktimit të KQZ-së me 4 anëtarë.
Sipas KShH, parregullsitë, ose mospërmbushjet më të theksuara të standardeve u konstatuan në drejtim të edukimit dhe sensibilizimit të zgjedhësve, në respektimin e normave për zhvillimin e fushatës nga subjektet zgjedhore, si dhe në veprimtarinë e KQZ. Megjithatë këto mangësi nuk ishin të tilla sa për t’i bërë të papranueshme zgjedhjet e 23 Qershorit 2013.
Duke pasur parasysh ecurinë e periudhës para zgjedhore, të metat dhe shkeljet e ligjit të konstatuara gjatë procesit të votimit, të numërimit të votave, KShH thekson se, duhen bërë përpjekje më të mëdha jo vetëm për zbatimin rigoroz të ligjit, por edhe për të pasur një vullnet më të mirë politik në këtë drejtim, sidomos nga dy partitë më të mëdha të vendit.
Sipas KShH, mbetet detyrë e rëndësishme e Kuvendit të Shqipërisë, përmirësimi i mëtejshëm i Kodit Zgjedhor, rishikimi i mundësisë për depolitizimin e organeve të administrimit zgjedhor, si dhe përmirësimi i veprimtarisë së tyre në drejtim të ushtrimit të kompetencave që u cakton ligji, veçanërisht në procesin e numërimit të votave dhe nxjerrjen e rezultateve.
(d.b/BalkanWeb)