Aksident automobilistik në Shkodër, vdes cifti i bashkëshortëve, plagoset djali
SHKODËR-Dy persona te vdekur dhe nje i plagosur brenda se njejtes familje eshte bilanci i nje aksidenti te ndodhur të hënë në Shkodër.
Policia e Shkodrës bëri të ditur se aksidenti u shënua rreth orës 09:40 minuta pranë fshatit Beltoj ku një kamion me targa SH3582E u përplas me një mjet tip ‘Benz’ me targa SH9726C.
Të njëjtat burime konfirmojnë se nga përplasja e fortë kanë humbur jetën 2 bashkëshortët me mbiemrin Brahimi që po udhëtonin me benzin që drejtohej nga djali i tyre, i cili është dërguar në gjendje të plagosur në spitalin rajonal të Shkodrës.
Policia konfirmon se viktimat janë Hysni dhe Maje Brahimi, përkatësisht 67 dhe 64 vjeç, ndërsa i plagosur, por në gjendje jashtë rrezikut për jetën është djali i ciftit, Dritan Brahimi 26 vjec.
Nga të dhënat paraprake të policisë mësohet se ne momentin e aksidentit, kamioni po dilte nga një rrugë dytësore, ndërsa benzi po udhëtonte me një shpejtësi të madhe dhe si pasojë përplasja ka qenë fatale.
Policia ka shoqëruar drejtuesin e kamionit, shtetasin Skënder Zalli, ndërsa po vijojne hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave në të cilat ndodhi aksidenti.
(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera Korcë, del makina nga rruga, vdes i riu 26 vjeç Aksident në aksin Lezhë-Laç, një i vdekur e dy të plagosur